Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Kryetarja Caka iu përgjigj sulmeve të Qeverisë, reagon Ministri Murati, e quan të cekët – godet edhe ekonomistët e LDK’së

Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, ka thënë se kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka, ka “cektësi njohurive për konceptin e ekonomisë së tregut të lirë”.

Caka iu kishte përgjigjur akuzave të Qeverisë se “Gjykata Kushtetuese është dorë e zgjatur e opozitës”, ajo kishte thënë se “gjitha partitë opozitare ndër vite e kanë përdorur të drejtën kushtetuese”.

Referuar kësaj interviste të saj në KTV, Murati ka shkruar në Facebook se Cakaj përmendi togfjalëshin “ekonomia e lirë e tregut”, duke thënë se është gabim të cilët e bëjnë edhe ekonomistët e LDK-së, sipas Muratit.

Në këtë mënyrë Murati mbrojti Ligjin  për caktimin e Çmimeve Tavan, të cilën LDK-ja e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Muratit po rezulton se as kryetarja e Gjykatës Kushtetuese nuk po e kupton këtë.

Madje ai tha se “pasojat e bllokimit të këtij ligji po i vuajnë qytetarët”.

“Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Gresa Caka, gjatë një interviste sonte, duke folur për natyrën e lëndëve që kanë shqyrtuar ata si gjykatës, e përmendi edhe togfjalëshin “ekonomia e lirë e tregut”, më shumë se njëherë.  Dua të besoj që fjalën e ka pasur për konceptin e “ekonomisë së tregut të lirë” apo “free market economy” në anglisht.  Kur e mendon që ka edhe ekonomistë në LDK që e bëjnë gabimin e njëjtë, nuk mund ta gjykosh edhe aq rëndë një shkarje të tillë të zonjës Caka e cila me profesion është juriste. Mirëpo për funksionin që ushtron, një cektësi e tillë e njohurive për këtë koncept ekonomik, pra “ekonominë e tregut të lirë”, rrezikon të prodhojë vendimmarrje të gabuar që ka pasoja të mëdha për qytetarët”, ka thënë ai.

“Në lidhje me rritjen e çmimeve, të përshkallëzuar pas luftës në Ukrainë, Fondi Monetar Ndërkombëtar në një analizë të bërë kishte ardhur në përfundim se mbi gjysma e inflacionit vinte si rezultat i lakmisë korporative dhe rritjes së marzhave të fitimit, e jo si presion i kostos së lëndëve të para.  Kjo konfirmohet edhe në rastin e Kosovës, ku shihet qartësisht rritje mbiproporcionale e profitit të realizuar të korporatave.  Për të adresuar këtë anomali të shfaqur në treg, Qeveria dhe Kuvendi kishin miratuar Ligjin për Çmime Tavan, i cili në raste të tilla të çrregullimeve, mundësonte kufizimin e marzhës së fitimit”, ka deklaruar Murati.

“Ligje e mekanizma të ngjashme kanë pothuajse të gjitha shtetet në Bashkimin Evropian (kujtoni vendosjen e çmimit tavan për gazin natyror pas luftës në Ukrainë), e madje edhe një ekonomi si SHBA-ja që është në skaj të spektrit të konceptit të ekonomisë së tregut të lirë ka legjislacion që rregullon një gjë të tillë (vendosja e tavanit për çmimin e insulinës nga Administrata Biden).  Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, që me sa shihet nuk ka as njohuritë bazike mbi koncepte të tilla, kishte vendosur ta rrëzojë Ligjin për Çmime Tavan, në emër të mbrojtjes së “ekonomisë së lirë të tregut”. Pasojat e këtij vendimi, qytetarët e Republikës vazhdojnë t’i vuajnë edhe sot”, ka thënë ai. 

Go to TOP