Kryetari i Vitisë uron Pashkët nga Stublla e Epërme
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vizitoi Stubllën e Epërme për festën e Pashkëve.
Ai ka shkuar në vizitë në famulli dhe takuar banorët e këtij fshati.
“Pashkët janë festë e shpresës dhe e ringjalljes, e cila na kujton rëndësinë e dashurisë dhe mirëkuptimit mes njerëzve. Sot, me kënaqësi isha pranë bashkëqytetarëve tanë në Stubllën e Epërme, për të ndarë urimet dhe gëzimin e kësaj dite të shenjtë,” u shpreh kryetari Haliti. /Kosova.info/
