Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës paralajmëron deputetët: Mos të t’ia mësyjnë Kuvendit

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj tha se deputetët që kanë votuar PRO projektligjit që përcakton pagën minimale, nuk do t’i lejojnë të futen në Kuvend.

Shurdhaj tha se “të gjithë kanë ardhur të kundërshtojnë”, kur u pyet nëse do t’i lejojnë deputetët të futen brenda.

“Nuk e ka vendin këtu ai deputet që është kundër luftëtarëve”, tha ai.

Shurdhaj paralajmëroi deputetët të mos ia mësyjnë Kuvendit.

“Mos të hyjnë këndej, se s’do t’i lejojmë”.

Go to TOP