Kryetari i Prishtinës prezanton planet për transformimin e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama mëngjesin e ka filluar me prezantimin e projekteve të  shumta që transformojnë Prishtinën  para pronarit Avni Orllati, pronar i Kompanisë “Orllati”, një emër i njohur në skenën botërore për investimet e saj miliardëshe në fushën e ndërtimit. 

“Sot është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen e qytetit tonë, sepse gjatë gjithë ditës do të prezantojmë një sërë projektesh  për Prishtinën para qindra liderëve të biznesit nga vende të ndryshme të botës.

Këto projekte synojnë të ndryshojnë fytyrën e qytetit tonë, duke e bërë atë më të gjallë, më të qëndrueshëm dhe më të përshtatshëm për të gjithë”, shkruan Rama. /Kosova.info/

Go to TOP