Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama: Rrugët e kryeqytetit janë të pastra dhe të sigurta

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca si dhe Shërbimeve Publike kanë qenë në terren gjatë gjithë natës, njofton Kosova.info.

Ai tha se sot rrugët në kryeqytet janë të pastra, të kalueshme dhe të sigurta për qytetarët.

“Ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në një postim në rrjete sociale./Kosova.info/


Go to TOP