Kryetari Glauk Konjufca bëri homazhe në Izbicë të Skënderajt

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule në kompleksin e varrezave në Izbicë të Skënderajt, në nderim të 147 shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga forcat pushtuese serbe 26 vjet më parë.

Masakra e Izbicës shënon një nga masakrat më të mëdha të kryera nga forcat policore dhe ushtarake të Serbisë, të cilat pas rrethimit të mijëra banorëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve të tjera përreth, veçuan 147 shqiptarë të pafajshëm, burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan mizorisht. /Kosova.info/


Go to TOP