Kryeshefi i Termokosit: Do ta zgjerojmë rrjetin në qendër të qytetit, nga “Agim Ramadani” te Parku i Qytetit

Kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Fisnik Osmani ka thënë se ngrohtorja e qytetit është duke zgjeruar rrjetin e ngrohjes për qendrën e qytetit.

Sipas tij, zgjerimi do të nis nga rruga “Agim Ramadani” deri te Parku i Qytetit.

Ai ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve të zonës, pasi që gjatë punimeve do të ketë bllokim rrugësh në afërsi.

Osmani ka shkruar:

 106.145 m², 62 objekte, 767 njësi banesore

Së bashku me aksionarët e NP “Termokos” SH.A. znj. Jeta Rafuna dhe z. Milazim Vitija iu bashkuam ekipit me të cilin filluam punimet për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për qendrën e qytetit, nga rruga Agim Ramadani deri tek Parku i qytetit.

Po punojmë çdo ditë, për secilën lagje të Prishtinës!

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve të kësaj zone, meqë gjatë punimeve do të detyrohemi të bllokojmë rrugët dhe shkaktojmë pengesa në lëvizjen e tyre.

Ekipë e jashtëzakonshme 

Go to TOP