Gjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në Mitrovicë, policia nis hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Pirq të Mitrovicës.

Rastin e ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot, rreth roës 11:00, është raportuar se në fshatin Pirq të Mitrovicës, është gjetur pa shenja jete viktima B.B., mashkull i moshës 53-vjeçare”, ka thënë Zahiti.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Go to TOP