Kryeministrja e shtetit që e kërcënoi Putini viziton Ukrainën, e veshur me antiplumb
Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka vizituar qytetin e Irpinit në Ukrainë.
Disa fotografi në Twitter shfaqin kryeministren finlandeze të veshur me antiplumb dhe e shoqëruar nga pjesëtarë të ushtrisë ukrainase.
Gazetari ukrainas ka publikuar një foto të Marin në Irpin.
“Sytë e kryeministres finlandeze Sanna Marin në Irpin e thonë të trën”, ka shkruar ai.
Ushtria ruse është tërhequr nga qyteti i Irpinit të cilin e kanë lënë të shkatërruar nga bombardimet.
