Kryeministri kroat: Kosova dhe Bosnja nuk duhet të jenë “treni i fundit” i BE-së

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, pjesë e panelit të një diskutimi të mbajtur në kuadër të Kongresit të Partisë Popullore Europiane (PPE) në Roterdam, komentoi anëtarësimin e Kosovës, Ukrainës dhe Bosnje Hercegovinës në Bashkimin Europian (BE).

Plenkoviq, siç citohet nga agjencia kroate e lajmeve ‘Hina’, ka kërkuar nga BE-ja që të mos jenë “vagoni i fundit në trenin për BE”.

Ai tha se EPP duhet të punojë për të trajtuar çështjet themelore që Bosnja të adresojë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

Kreu i ekzekutivit kroat vuri në dukje se Perëndimi i kishte ofruar ndihmë të jashtëzakonshme Ukrainës dhe se vërente mobilizim ndërkombëtar për të.

“E them këtë si dikush nga një vend që ka qenë gjithashtu viktimë e agresionit. Në vitet e 90’a, jo vetëm që nuk pamë një mobilizim të tillë të bashkësisë ndërkombëtare, por na u desh të mbroheshim nën embargon e OKB-së për importin e armëve”, tha ndër të tjera Plenkoviq.

Go to TOP