Kryeministri kroat: Do të përdorim të gjitha mundësitë për të mbështetur përgatitjet e Kosovës për integrim në BE

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, i cili foli përmes videolidhjes në Forumin Ekonomik Kosovë-Kroaci, tha se vendi i tij mbështet rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Kroacia, ka theksuar ai, do t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë për t’i ardhur në ndihmë Kosovës për integrimin në Bashkimin Evropian.

“Kroacia mbështet rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe jam shumë i lumtur që Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Sigurisht që ne do të përdorim të gjithë përvojën dhe mundësitë tona për të mbështetur përgatitjet tuaja për integrimin e ardhshëm në Bashkimin Evropian. Ju uroj bisedime të frytshme dhe pres forcimin e marrëdhënieve Kosovë-Kroaci”, tha Plenkoviç.

Plenkoviq tha se ishte shumë i kënaqur që 50 sipërmarrës nga Kroacia iu bashkuan këtij forumi sepse sipas tij ishte një mundësi e shkëlqyer për kontakt të drejtpërdrejtë me biznesmenë.

Ministri kroat i Ekonomisë, Davor Filipoviq, i cili erdhi në forumin në Prishtinë, theksoi se Kroacia është e kënaqur që në 10 muajt e parë të vitit 2022 eksportet komerciale kanë arritur në 105 milionë, ndërsa importet nga Kosova kanë arritur në 10 milionë.

“Ne kemi intensifikuar bashkëpunimin me Kosovën dhe shohim mundësi të ndryshme në sektorin e energjisë, ndërtimin e rrugëve, ndërtimin, pajisjet ushtarake dhe pajisjet e inteligjencës”, tha Filipoviq.

Ai tha se Kosova “vuajti shumë” dhe se qytetarët e saj meritojnë një të ardhme evropiane, duke shtuar se, “si Ukraina, edhe Kosova edhe Kroacia kaluan në shkatërrimin e luftës.

Go to TOP