Kryeministri: Adem Jashari është emri i përvetshëm i njeriut me të cilin mund t’i referohemi lirisë sonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se heroi Adem Jashari dhe krejt çka përfaqëson figuria e tij, ka një hise shumë të madhe.

Gjatë fjalimit të tij në seancën solemne për përvjetorin e Epopesë së UÇK-së, Kurti shtoi se Jashari ka një hise të një njeriu që brenda kohës së tij dhe qenies së tij vepruese, lirinë e tij individuale e përbashkoi me lirinë e popullit të tij.

“Adem Jashari dhe krejt çka përfaqëson figura e tij ka një hise shumë të madhe. Ajo është hisja e një njeriu që brenda kohës së tij dhe qenies së tij vepruese, lirinë e tij individuale e përbashkoi me lirinë e popullit të tij gjatë gjithë jetës deri në vdekje, deri në rënien heroike”, u shpreh shefi i qeverisë.

Tutje, Kurti tha se Adem Jashari është emri i përvetshëm i njeriut me të cilin mudn t’i referohemi lirisë sonë.

“Liria ishte kushti i jetës e që u bë edhe kushti i vdekjes së Adem Jasharit. Andaj nëse historia është përparimi i vetëdijes së popujve për liri, atëherë Adem Jashari është emri i përvetshëm i njeriut me të cilin ne mund t’i referohemi lirisë sonë. Lavdi Adem Jasharit, familjes Jashari, UÇK-së dhe gjithë dëshmorëve të kombit”, tha më tej kryeministri.

Go to TOP