Kroacia me fitore bindëse edhe në ditën e dytë
Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së dytë të fazës grupore në Kampionatin Mesdhetar për hendbollistet deri në 16 vjet.
Të martën në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Kroacia U16 fitoi bindshëm ndaj Italisë, 31:23.
Kroatet e reja fituan bindshëm edhe të hënën, 21:7, ndaj Sllovenisë.
Po në kuadër të Grupit B, Sllovenia e mposhti Greqinë me rezultat 25:15. Ndërkohë Sllovakia fitoi ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultat 29:21. Edhe sllovaket e shënuan fitoren e dytë.
Në Grupin A, e para në tabelë është Rumania, që fitoi 37:21 ndaj Turqisë.
Kosova doli në vendin e tretë në grup pas fitores 20:17 ndaj Bullgarisë. Ndërkohë ndeshjen më interesante të ditës e fitoi Spanja.
Spanjollet e reja fituan 23:19 ndaj Malit të Zi.
Të mërkurën në program është xhiroja e tretë. /Kosova.info/
