Krimet Ekonomike aksion në pikat e laboratorit “Avicena”
Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë filluar një aksion në mëngjesin e sotëm në nivel vendi, i cili është ende duke vazhduar.
Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka konfirmuar operacionin. “Ju konfirmoj se Policia e Kosovës, nëpërmjet Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë, po realizon një operacion policor në nivel vendi. Pas përfundimit ose me raportet nga tereni, do të njoftoheni për detajet dhe rezultatet e operacionit,” ka thënë ai, pa dhënë detaje shtesë.
Ndërkohë, Gjylferije Zabeli nga zyra e informimit në Ministrinë e Shëndetësisë tha se aksioni po kryhet me kërkesën e Krimeve Ekonomike. “Sot nga ora 10:00, me kërkesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë, po zhvillohet inspektim në të gjitha pikat e Avicenës në RKS. Inspektimi po vazhdon dhe pas përfundimit do të dalim me një raport,” tha Zabeli.
Ajo shtoi se inspektimi është i përgjithshëm dhe nuk ka një kërkesë specifike.