Krim i frikshëm në Australi – vidhen dy kokat e trupave të pajetë në varreza

Dy koka janë vjedhur nga varre të veçanta në një varrezë të Melbourne, Australi, derisa policia deklaroi se krimi i frikshëm ka shqetësuar familjet e atyre, trupat e të cilëve u trazuan.

Sipas The Guardian, nuk besohet se është marrë ndonjë gjë tjetër nga arkivolet, të cilat ndodheshin në hapësira me mure në varrezat e Footscray.

Inspektoi i policisë së Victoria-s, Ben Jarman, tha se vjedhja e parë ndodhi gjatë natës midis 27 janarit dhe 28 janarit, dhe e dyta midis natës të së hënës dhe mëngjesit të së martës.

Vjedhjet u raportuan në polici pasi kalimtarët vunë re se varret ishin dëmtuar.

“Është shumë shqetësuese për familjet, padyshim që ata nuk e prisnin që ky lajm të vinte nga Policia e Victoria-s”, tha Jarman.

“Ata presin që të dashurit e tyre të pushojnë, në paqe”.

Nuk kishte relacion midis dy personave, varret e të cilëve ishin vënë në cak, tha Jarman. 

Go to TOP