“Krenar që kam zgjedhur Kosovën, jam gati për Suedinë”

Ardhja e re, Astrit Selmani, është i gatshëm të luajë për herë të parë me Kosovën.

Ai shpreson të debutojë me fanellën e Dardanëve në sfidën kundër Suedisë.

Sulmuesi 24-vjeçar ndjen se është gati dhe i përgatitur për të zbritur në fushë dhe për të ndihmuar Kosovën.

“Presim një ekip fizik. Ata janë të fortë në korner dhe goditjet e lira. Kanë një mentalitet fitues si ekip. Jam i gatshëm për lojë dhe për ndeshjen kundër Suedisë”, u shpreh Selmani.

Ai vazhdoi për faqen zyrtare të FFK-së: “Të gjithë më kanë pritur mirë dhe më lehtë ishte të vij në Kosovë se diku tjetër. Jam krenar që luaj për Kosovën. Në Suedi ka shumë shqiptar dhe besoj se do të vijnë shumë, shpresoj të vijnë sa më shumë”. 

Go to TOP