Kremlini i shqetësuar për konfliktin në Izrael
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Moska është “jashtëzakonisht e shqetësuar” për situatën në Izrael.
Ai shtoi se ngjarjet atje përbënin një “rrezik të madh” për rajonin më të gjerë dhe situata mund të përshkallëzohej lehtësisht, shkruan Sknewss.
Ambasada ruse nuk ka informacion se sa qytetarë rusë në Izrael mund të jenë plagosur apo vrarë atje pas sulmit të Hamasit.
I pyetur nëse ngjarjet në Izrael mund të ndikojnë në operacionet e Rusisë në Ukrainë, Peskov tha se “ato janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme”.
