Krasniqi nga Drenasi: UÇK dhe PDK janë një rrënjë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka zhvilluar sonte një takim në Drenas me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilin e cilësoi si një ngjarje të paharrueshme me gjeneratën që i solli lirinë vendit.

Ai tha se Drenasi dhe veteranët e UÇK-së janë shembull i besnikërisë ndaj betimit, i cili nuk është thyer as në luftë e as në paqe, duke qëndruar krah PDK-së tash e 26 vjet.

“UÇK dhe PDK janë një rrënjë. Janë historia dhe fati ynë i përbashkët. Më 12 tetor, Drenasi do të vazhdojë besnik ndaj kësaj rruge: për PDK 191 dhe për kryetarin e ardhshëm, Petrit Hajdarin,” theksoi Krasniqi.

Ai shtoi se besnikëria ndaj historisë është garanci për të ardhmen duke shprehur bindjen se me kandidatin Petrit Hajdari, “Drenasi mundet ma mirë”. /Kosova.info/


Go to TOP