Krasniqi në Mitrovicë: Bedri Hamza është Kryeministri më i mirë për Kosovën
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me kandidatin për Kryeministër, Bedri Hamza, u ndalën sonte në Mitrovicë, ku u pritën nga një pjesëmarrje e jashtëzakonshme.
Gjatë fjalimit të tij, Krasniqi theksoi se Hamza është lideri i duhur për të udhëhequr Kosovën drejt zhvillimit dhe integrimit, duke e cilësuar atë si Kryeministrin më të mirë që vendi mund të ketë sot.
“Bedriu është lider i veprave, i dëshmuar shumë herë në çdo përgjegjësi institucionale që ka mbajtur,” tha Krasniqi, duke shtuar se PDK është e gatshme ta kthejë Kosovën në drejtimin e duhur.
Krasniqi falënderoi Mitrovicën për mbështetjen e fortë, ndërsa premtoi që Bedri Hamza dhe ai do të jenë të pranishëm në çdo cep të Kosovës për të çuar përpara vizionin e tyre për vendin. /Kosova.info/
