Krasniqi kërkon të respektohen personat me sindromën Down

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me sindromën Down. Për këtë ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down, festojmë veçantinë, forcën dhe gëzimin që personat me sindromën Down sjellin në botën tonë”, ka shkruar ai në rrjetin social “Facebook”.

Tutje, Krasniqi ka shkruar se përveç rritjes së ndërgjegjësimit, kjo ditë le të na shërbejë edhe më shumë në promovimin e përfshirjes, pranimit dhe mirëkuptimit.

“Duke përhapur sa më shumë dashuri, mirësi dhe pozitivitet, le të punojmë së bashku për të krijuar një vend ku të gjithë, pavarësisht nga aftësitë apo dallimet e tyre, vlerësohen, respektohen dhe përqafohen”, ka shkruar kreu i PDK-së. /Kosova.info/

Go to TOP