Krasniqi: Gjithmonë jam munduar ta krijoj stilin tim në boks

Ardian Krasniqi, boksier, në emisionin “Pasdite” të RTK-së tha se është krenar që është shqiptar. “Jemi komb luftarak dhe gjithmonë të suksesshëm. Kjo më bën të ndihem krenar”, tha ai.

Krasniqi, i njohur si “The Gentleman”, është një nga emrat më premtues të boksit evropian, lindur dhe rritur në Gjermani, po me rrënjë të forta shqiptare dhe nip i legjendës së boksit Luan Krasniqi.

Ai tha se gjithmonë është munduar ta krijojë stilin e vet, por “teknika e Luanit, puna me dorën e majtë dhe këshillat që m’i jep mundohem t’i bëj në boks”.

Krasniqi është fitues i titullit WBO Intercontinental në kategorinë gjysmë të rëndë. Me një rekord të shkëlqyer prej 11 fitoreve dhe asnjë humbje në boksin profesionist, ai po tregon forcën dhe talentin e tij në çdo ndeshje.

“Titulli është shumë i vlefshëm. Më jep një vlerë shumë të madhe. I jap shumë këtij sporti. Mundohem si shqiptar t’i arrijë majat më të larta”, shtoi ai.

Go to TOP