Krasniqi: E votuam për të qeverisur, jo për ta kthyer vendin sërish në zgjedhje

Profesori Daut Krasniqi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me situatën politike dhe mungesën e bashkëpunimit me partitë tjera duke thënë se qytetarët e kanë votuar për të qeverisur dhe jo për ta çuar vendin përsëri në zgjedhje.

Përmes një reagimi publik, Krasniqi ka ngritur dilema mbi qasjen politike të Kurtit duke pyetur nëse refuzimi për bashkëpunim me të tjerët është “egoizëm politik apo diçka më e thellë”.

“E votuam 51% për të qeverisur, jo për të na çuar prapë në zgjedhje. Kur nuk pranon bashkëpunim me askënd, apo i sheh të gjithë si armiq, lind pyetja: a është egoizëm politik apo diçka më e thellë?”, ka shkruar ai.

Tutje, Krasniqi ka theksuar se qytetarët i kanë dhënë besim Kurtit në dy palë zgjedhje, por sipas tij, ai nuk ka arritur “ta kalojë vetveten”.

“Të dhamë besim në dy palë zgjedhje dhe prapë nuk arrite ta kalosh vetveten. Pse duhet të besojmë se herën e tretë do të jetë ndryshe?”, ka deklaruar Krasniqi.

Në fund, ai ka ironizuar edhe ekipin politik të Kurtit duke thënë se vota ka qenë personale për të dhe jo për bashkëpunëtorët e tij.

“Në fund: ne të votuam ty si Albin, sepse sa për ekipin, ata as pragun nuk ta kalojnë”, ka përfunduar ai. /Kosova.info/


Go to TOP