Krasniqi dhe Hamza takuan ambasadorin Hargreaves, temë zhvillimet aktuale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në selinë e Partisë.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se bashkë me kandidatin për kryeministër të kësaj partie, Bedri Hamza kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend, për përgatitjet për zgjedhjet parlamentare dhe vizionin tonë për të ardhmen e Kosovës.

“Ambasadorit Hargreaves i shprehëm mirënjohjen tonë për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke theksuar se forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve tona është me rëndësi të veçantë”, ka thënë Krasniqi. /Kosova.info/

Go to TOP