KPP ”Vushtrria” dhe KPP ”Ahmet Hoxha MK” kampion të kupës së Republikës së Kosovës për U15

Në shkollën fillore “Tefik Çanga” në Ferizaj, u organizua Kupa e Republikës së Kosovës – Ekipore për kategorinë U15, për meshkuj dhe femra.

Në gjysmëfinalen e parë të kategorisë së femrave, u takuan KPP “AHMET HOXHA MK” dhe KPP “AHMET HOXHA F”. Në këtë ndeshje, vajzat e klubit “AHMET HOXHA MK” arritën të fitonin dhe kualifikoheshin në finale. Në finale, i priste KPP ”ARTANA” që kishte fituar 3 me 0 ndaj KPP ”SHPP AHMET HOXHA F” dhe pas tre ndeshjeve, vajzat e klubit “AHMET HOXHA MK” u shpallën kampione të Kupës së Republikës së Kosovës për kategorinë U15 të femrave.

Në kategorinë e meshkujve, pati ndeshje të shkëlqyera. Në gjysmëfinalen e parë u takuan KPP “LIDHJA E PRIZRENIT” dhe KPP “AHMET HOXHA MK”, ku ekipi i Prizrenit arriti të fitonte me rezultat 3 me 0. Në gjysmëfinalen e dytë, ndeshja midis KPP “SHKOLLA PRIZRENI” dhe KPP “VUSHTRRIA” ishte shumë interesante, dhe pas pesë ndeshjeve djemtë nga Vushtrria fituan me rezultatin e ngushtë 3 me 2, duke u kualifikuar në finale.

Me të njëjtin rezultat, ata fituan edhe ndeshjen finale kundër KPP “LIDHJA E PRIZRENIT” dhe u shpallën kampionë të Kupës së Republikës së Kosovës në kategorinë U15 të meshkujve.

Kështu, kampionët e Kupës së Republikës së Kosovës për kategorinë U15 janë:

Kategoria e Femrave:

  • KPP “AHMET HOXHA MK”

Kategoria e Meshkujve:

  • KPP “VUSHTRRIA” /Kosova.info/
Go to TOP