KPP “Gani Maloku” dhe KPP “Shpresa” kampionë të sezonit pranveror në ligën e parë të Kosovës në pingpong

Në shkollën ‘’Tefik Çanga’’ në Ferizaj, u organizua xhiro e fundit e ligës së parë në kuadër të kampionatit ekipor të Pingpongut të Kosovës për sezonin pranveror në ligën e meshkujve.

Ndeshjet filluan nga ora 10, dhe ashtu siç pritej u zhvilluan lojë mjaft interesante dhe me shumë konkurrencë, por në fund fitoret i shijuan klubet Llapusha, Gani Maloku, Hasan Prishtina dhe TTC Ferizaj.

Klubi i pingpongut Gani Maloku fitoj edhe ndeshjen e fundit për këtë sezonë, duke grumbulluar kështu 14 pikë dhe për tu shpallur kështu kampion për sezonin pranveror me shtatë fitore në shtatë ndeshje të luajtura. Ndërsa pas tyre me 12 pikë rënditet Kpp Hasan Prishtina me pesë fitore dhe dy humbje.

Sikur në Ferizaj, ashtu edhe në Peje u zhvilluan ndeshjet e xhiros fundit të  ligës së parë të kampionatit ekipor të femrave.

 Klubi Shpresa vazhdon serinë e fitoreve duke regjistruar shtatë fitore në shtatë ndeshje të luajtura, rezultate që e bëjnë atë kampione të sezonit pranveror në ligën e parë të femrave me gjithsej 14 pikë. Pas tyre, me 13 pikë rënditet Kpp Juniku me gjashtë fitore dhe një humbje.

Liga e parë – Meshkujt – 2023
Xhirovendasmysafir
725SharriLlapusha03
26Shkolla PrizreniGani Maloku03
27Hasan PrishtinaAhmet Hoxha MK30
28TTC FerizajIstogu31
LIGA E PARË – MESHKUJT 2023
 KlubiLFH Pikë
1Gani Maloku77021:214
2Hasan Prishtina75217:612
3Shkolla Prizreni75217:1112
4Llapusha75215:912
5TTC Ferizaj7259:189
6Sharri7259:199
7Ahmet Hoxha MK7169:188
8Istogu7165:198
LIGA E PARË – Femra – 2023
Xhirovendasmysafir
725ShpresaShpp Ahmet Hoxha F31
26IstoguJuniku03
27KVPP Prizrenie lire  
28Besa Peje FArtana31
LIGA E PARË – FEMRAT 2023
 KlubiLFH Pikë
1Shpresa77021:514
2Juniku76119:613
3Besa Peje F74315:1111
4Istogu74314:1311
5Artana73414:1210
6Shpp Ahmet Hoxha F73410:1510
7KVPP Prizreni7168:188
Go to TOP