KPK ndryshon vendimin për komisionin që avancon prokurorët e shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur takimin e radhës me ç’rast është bërë ndryshimi i vendimit për themelimin e Komisionit për Transferimin dhe Avancimin e Prokurorëve të Shtetit.

“Anëtarët e Këshillit kanë vendosur që të anulohet vendimi i KPK/Nr.262/2024, për transferimin e Prokurorit të Prokurorisë së Apelit në Prokurorinë Speciale, si dhe, të bëhet Plotësim/Ndryshimi i Vendimit KPK/Nr.654/2022, për themelimin e Komisionit për Transferimin dhe Avancimin e Prokurorëve të Shtetit”, njofton KPK.

Në këtë takim është betuar anëtari më i ri nga radhët e Prokurorisë Speciale, Milot Krasniqi. /Kosova.info/

Go to TOP