Kovaçiq: Foden është një talent i veçantë
Mesfushori i Manchester City, Mateo Kovaçiq, ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij Phil Foden, duke theksuar se ai është një nga lojtarët më të veçantë që ka luajtur ndonjëherë me të.
Edhe pse Foden ka pranuar vetë se nuk ka qenë në formën më të mirë këtë sezon, Kovaçiq është i bindur se ai mund të arrijë një nivel edhe më të lartë.
“Është i jashtëzakonshëm. Është lojtari me të cilin më pëlqen të luaj më shumë. Kemi një lidhje të veçantë në fushë dhe, në hapësirat e ngushta, nuk kam parë ndonjë lojtar më të mirë gjatë karrierës sime”, tha Kovaçiç për podcast-in zyrtar të Manchester City, raporton RTKLive.com.
“Kam luajtur me shumë lojtarë dhe ajo është një nga pozicionet më të vështira: të lëvizësh mes linjave, të kesh aftësinë për të pranuar topin nga çdo kënd dhe të kthesh në mënyrën e duhur, nuk është e lehtë. Kam luajtur vetë në atë pozitë dhe e urrej, sepse duhet të presësh momentin e duhur për të lëvizur në mënyrën e saktë – dhe ai e bën këtë në mënyrë të pabesueshme.”
“Është një talent i veçantë dhe po e dëshmon këtë çdo ditë”, ka përfunduar mesfushori kroat.
