Kovaçevski: Ballkani i Hapur nuk duhet ta frikësojë askënd

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në konferencën për shtyp me kreun e qeverisë shqiptare tha se askush nuk duhet t’i frikësohet nismës Ballkani i Hapur.

“Më vjen mirë që ajo që u firmos në Berlin, tanimë e kemi firmosur në kuadër të iniciativës Ballkani i Hapur. Ballkani i Hapur nuk duhet të frikësojë askënd, përkundrazi. Është një ide origjinale, jo vetëm e politikanëve, por edhe të bizneseve, bashkësisë, komunitetit dhe të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë. Prandaj nëse shikoni, kur dilni në veri nga Serbia, kur dilni në perëndim nga Serbia në drejtim të Kroacisë, atje nuk ka kufij. Kufijtë e vetme që kanë mbetur janë kufijtë në Ballkan. Kufijtë mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë”, ka thënë Kovaçevski.

“Ne nuk kemi nevojë për këta kufij. Ne dëshmuam me Edi Ramën dhe dëshmojmë dhe me Aleksandër Vuçiqin, por dhe Bullgarinë dhe Mitsotakis, se për këta kufij ne nuk kemi nevojë. Pasi këta popuj që jetojnë në këto treva janë popuj vëllezër, që politika gjatë viteve i ka bërë që mos jetojnë mirë midis tyre. Sot kemi politikanë që punojnë për të mos i pasur këta kufij”. /tvklan.al/

Go to TOP