Kosova U21 shënon tri herë ndaj San Marinos në pjesën e parë

Kombëtarja e Kosovës U21  e ka mbyllur pjesën e parë me rezultat të thellë 3-0 ndaj San Marinos U21 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2027.

“Dardanët e rinj” e kanë nisur ndeshjen shumë mirë, duke e zhbllokuar rezultatin që në minutën e dymbëdhjetë me golin e Bujupit.

Vetëm katër minuta më vonë, në minutën e gjashtëmbëdhjetë, Frokaj e ka dyfishuar epërsinë.

Dominimi i Kosovës ka vazhduar, dhe në minutën e njëzet, Berisha e ka shënuar golin e tretë.

Në dispozicion të skuadrave është edhe një pjesëlojë e plotë. 


Go to TOP