Kosova U18 arrin kualifikimin në Kampionatin Botëror të hendbollit

Një tjetër sukses historik ka përcjellur sportin kosovar, ndërsa kësaj radhe kemi të bëjmë me atë të hendbollit.

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror që do të mbahet gjatë muajit gusht në Kinë.

Vajzat tona arritën që të mposhtin Nigerinë në ndeshjen që vendosi fatin e kualifikimit me rezultat 22:16.

Përballja mes hendbollisteve të Kosovës dhe atyre të Nigerisë u zhvillua sot (e diel) në qytetin e Tashkentit në Uzbekistan në kuadër të finales së IHF Trophy Intercontinental.

Ndeshja pra përfundoi me rezultat të ngushtë, mirëpo vetëmohimi i vajzave tona në fund u shpërblye me fitore.

Me të përfunduar dueli reagim pati edhe nga Federata e Hendbollit të Kosoves (FHK) të cilët e cilësuan këtë arritje si sukses historik.

Go to TOP