Kosova U17 mposhtet nga Islanda dhe bie në Ligën B

Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave ka pësuar humbje të thellë ndaj Islandës, me shifrat 4:0. Kësisoji Kosova ka rënë në Ligën B për edicionin e ardhshëm kualifikues meqë ky ballafaqim ka vendosur se cila prej këtyre dy ekipeve do të binte.

Thelma Karen Palmadottir kaloi Islandën në epërsi në minutën e 11-të.

Me shifrat 0:1 skuadrat shkuan në pushim, por në pjesën e dytë islandezet shfrytëzuan hapësirat e krijuara në mbrojtjen e Kosovës, e cila ishte në kërkim të golit të barazimit dhe si rrjedhojë shënoi edhe tre gola tjerë.

Ragnheibur Porunn Jonsdottir shënoi në minutën e 59-të për 2:0, derisa më pas Hrefna Jonsdottir realizoi edhe dy gola tjerë (76′, 87′) për rezultatin përfundimtar 4:0.

Go to TOP