Kosova U16 mposhtet nga Sllovakia
Futbollistet e Kosovës U16 e kanë humbur ndeshjen e dytë në turneun zhvillimor të UEFA-s, që po mbahet në Estoni.
FFK-ja ka njoftuar se Kosova U16 pësoi 2:0 nga Sllovakia.
Ndeshjen e parë futbollistet e reja e kishin fituar 5:3 ndaj Estonisë. Më 4 maj, Kosova U16 luan ndaj Islandës.
