Kosova U16 e mbyll turneun zhvillimor të UEFA-s me tri fitore

Kombëtarja e Kosovës U16 për vajza ka shënuar një sukses historik në turneun zhvillimor të UEFA-s në Strumicë, duke e mbyllur garën me tri fitore radhazi.

Pas triumfeve ndaj Andorrës dhe San Marinos, “Dardanet” e reja të drejtuara nga përzgjedhësja Xhuli Berisha mposhtën në finalen e turneut nikoqiren, Maqedoninë e Veriut, me rezultatin 2:1, falë golave të Olsa Kuçit dhe Leona Malokut.

Ky dominim i plotë në fushë dëshmon rritjen e cilësisë dhe potencialin e madh të futbollit të femrave në Kosovë, duke lënë shije mjaft pozitive për të ardhmen e kësaj gjenerate.


Go to TOP