Kosova, nëntë medalje në Kampionatin Ballkanik për kadetë, juniorë dhe U21

Ekipi i karatesë i Kosovës ka fituar nëntë medalje në Kampionatin Ballkanik për kadetë, juniorë dhe U21, i zhvilluar në Rijekë të Kroacisë.

Sipas Komitetit Olimpik të Kosovës, bëhet fjalë për dy medalje të arta, dy të argjendta dhe pesë të bronzta.

“Medalistët e Kosovës janë: Lanika Rexhepi, kadete kumite +61 kg, Emira Maqedonci, kadete kumite 47 kg, ekiporja e femrave, kadete, Krenar Ismajli, kadet kumite, 52 kg, ekiporja e femrave,  juniore, Behije Mustafa, U21 kumite -68 kg, Almir Pollomi, kadet kumite -57 kg, Blerand Osmani, junior kumite +76 kg, Alea Kelmendi, kadete kumite 61 kg”, ka njoftuar KOK. /Kosova.info/


Go to TOP