Kosova në avantazh ndaj Bosnjë-Hercegovinës në pjesën e parë
Kosova në hendboll është duke zhvilluar një paraqitje të mirë në përballjen ndaj Bosnjë-Hercegovinës, ku pas pjesës së parë po udhëheq me rezultat 17:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Ndeshja po karakterizohet me lojë të fortë dhe angazhim maksimal nga të dyja skuadrat, ndërsa “Dardanët” kanë arritur të krijojnë epërsi prej dy golash pas tridhjetë minutave të parë.
Kjo përballje është pjesë e ndeshjes së kthimit të raundit të dytë kualifikues për Kampionatin Botëror 2027.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Tuzla, përfaqësuesja e Bosnjë-Hercegovinës kishte fituar bindshëm me rezultat 34:21.
