Kosova mbulohet nga bora

Reshjet e borës mëngjesin e së premtes kanë filluar të mbulojnë shumë qytete në Kosovë.  

Në faqen Meteo Ballkan dhe Meteo Kosova në rrjetin social Facebook mund t’i shihni pamjet e bukura nga Peja, Deçani, Vitia, Prizreni, Suhareka, etj.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me kushte për reshje bore, ndërsa borë do të bie edhe në fundjavë.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 3 gradë Celsius.

Go to TOP