Kosova luan ndeshjen e parë në Lojërat Mesdhetare në rërë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në rërë e ka zhvilluar ndeshjen me Italinë, të parën në grupin A të Lojërave Mesdhetare në Rërë “Heraklion 2023”.

Ndonëse pësuan humbje 2:0 (22:12 pjesa e parë dhe 22:10 pjesa e dytë), djemtë tanë treguan paraqitje të mirë në pjesën e parë. 

Ishin disa herë në epërsi, 4:2, 8:6 dhe 10:8, por mospërvoja në ndeshje të tilla dhe gabimet e bëra, bënë që Italia të fitojë.

Hendbollistët tanë po marrin pjesë për herë të parë në Lojërat në rërë dhe për lojtarët tanë një disiplinë e tillë është përvojë e re, marrë parasysh që në vendin tonë nuk ka infrastrukturë të tillë.

Nesër Kosova luan ndaj Kroacisë dhe Qipros.

Go to TOP