Kosova kryen stërvitjen e fundit, gati për miqësoren me Çekinë

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen fundit në stadiumin ku do të luhet ndeshja, Epet Arena në Pragë, në prag të përballjes miqësore ndaj Çekisë.

Çekia dhe Dardanët do të përballen nesër mbrëma në një ndeshje miqësore.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët kanë punuar me intensitet dhe përkushtim të lartë, duke finalizuar përgatitjet për sfidën e së shtunës.

Atmosfera në kampin e “Dardanëve” është vlerësuar pozitive, ndërsa skuadra synon të paraqitet sa më mirë përballë një kundërshtari cilësor.

Kjo ndeshje do t’i shërbejë ekipit të Franco Fodës si një test i rëndësishëm në kuadër të përgatitjeve për sfidat e ardhshme zyrtare.

Ndeshja Çeki-Kosovë fillon në orën 16:00.

Go to TOP