Kosova këtë javë dorëzon aplikimin për anëtarësim në BE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ka thënë se gjatë kësaj jave, Kosova do të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kryeministri Kurti ka thënë ka ardhur koha që statusi potencial për kandidat të kthehet zyrtarisht në status kandidat për anëtarësim në BE.
“Para një viti kemi bërë të ditur se aplikimin për anëtarësim do ta bëjmë këtë vit dhe sot në këtë mbledhje po ju njoftojmë se aplikimin në Bashkimin Evropian do ta dorëzojmë këtë javë. Bashkimi Evropian është vend i paqes dhe vendi ynë natyrisht se e ka vendin në këtë shtëpi”, ka thënë ai.
Kurti ndër të tjera ka thënë se në krahasim me vendet kur kanë aplikuar, Kosova është më e përgatitur.
