Kosova duhet të i kthehet Shqipërisë me politikat e saja të përbashkëta , ja arsyet

Shkruan: Hafir HOXhA

Shumë qartë dhe haptazi krejt e din dhe e kanë kuptuar se ShBA dhe BE janë në krahun, në anën e Serbisë.

BE dhe ShBA tërë kohën në politikë ndaj Kosovës kanë zhvilluar politikë “disiplinuese” me kërcënime, sanksionime, qortime, kushtëzime për të lëshuar pe ndaj Serbisë dhe me e lënë rahat Serbinë në Kosovë sikur të ishte në shtëpi të vet!

Qeveria, institucionet e Kosovës tërë kohën nga to janë penguar në të gjitha aktivitetet Kosovare kur kanë ndërmarrë hapa për të përforcuar shtetin e Kosovës për të shtrirë sovranitetin, pushtetin dhe integritetin e saj në tërë hapësirën e territorit të saj, ata i kanë ndaluar shtetit të Kosovës të shtrihet në veri që nga viti 2000 duke lejuar kohë pas kohe prezencën e Kosovës atje vetëm për manovrime politike me Serbinë e jo për t’i zgjidhë problemet dhe për të vendos rend dhe ligj atje!

Po ashtu ata i kanë mbështet dhe po i mbështesin serbët në Kosovë me struktura paralele të Serbisë që funksionojnë në Kosovë.

Prandaj me këto qasje të tyre nuk janë fajtorë Qeveria e Kosovës as Parlamenti i saj dhe institucionet e Kosovës, pasi BE dhe ShBA po veprojnë me standarde të dyfishta me qëllim që në dëm të Kosovës të joshin Serbinë duke e përkëdhelë atë, duke mos i kërkuar llogari apo qortim për politikë destsbilizuese ndaj Kosovës dhe kundër luftës speciale të Serbisë ku haptazi e zhvillon kundër Kosovës e së fundi edhe grupi terrorist serb përdori edhe simbolet e tyre për maskim.

Kosovës me këtë qasje të BE dhe ShBA-së me politika jo korrekte dhe jo të drejta i mbetet të kthehet orientimit, rrugës, perspektivës politike, ekonomike, dhe gjeostrategjike drejtë Shqipërisë natyrale dhe të punojnë bashkë që të heqin të gjitha pengesat dhe të funksionojmë bashkë në praktikë sikur një shtet edhe pse i pa shpallur.

Askush nuk ka të drejtë të frikohet as të ankohet nëse Kosova dhe Shqipëria i zhvillojnë politikat dhe relacionet e tyre sikur dy shtete anëtare të BE mes tyre.

Go to TOP