Kosova dhe Komoret e mbyllin baras pjesën e parë
Kombëtarja e Kosovës ka mbyllur pjesën e parë të ndeshjes miqësore ndaj Komoreve me rezultat të barabartë 1-1, ndonëse ka dominuar në posedim dhe ka krijuar më shumë raste gjatë dyzet e pesë minutave të para.
Kanë qenë mysafirët nga Komoret që kanë kaluar të parët në epërsi në minutën e dymbëdhjetë, kur Bakari, pas një asistimi nga Said, ka shënuar, duke befasuar mbrojtjen kosovare dhe duke e çuar topin në rrjetë.
Reagimi i “Dardanëve” ka ardhur shpejt. Vetëm shtatë minuta më vonë, në minutën e nëntëmbëdhjetë, Albion Rrahmani e ka barazuar rezultatin me një goditje të fortë nga brenda zonës së rreptësisë, duke rikthyer entuziazmin në skuadrën vendase.
Kosova ka vazhduar ta mbajë kontrollin e ndeshjes edhe pas golit të barazimit, duke ushtruar presion dhe krijuar disa raste të mira shënimi, por pa arritur ta përmbysë rezultatin.
