Kosova-Azerbajxhani, fitore e ngushtë por e vlefshme e Dardanëve

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, sonte përballë Azerbajxhanit shënoi një fitore të vlefshme 81- 79, ndeshje kjo që luhet në kuadër para kualifikimeve për FIBA Kupën e Botës 2027.

Dardanët mundën Azerbajxhanin, me rezultat 81-79 të enjten mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ndonëse fillimisht azerbajxhanasit ishin ne një avantazh të lehtë dhe fituan çerekun e parë të lojës me rezultat 21-20.

Pjesa e parë e lojës është mbyllur me epërsinë e Kosovës ndaj Azerbajxhanit, me rezultat 43-41. Kurse çereku i tretë është mbyllur në të mirë të mysafirëve ndërsa rezultati i përgjithshëm ishte 60:59 në të mirë të Kosovës..

Fitorja ndaj Azerbajxhanit rrit gjasat e Kosovës për vendin e dytë në Grupin A dhe kualifikimin në fazën e ardhshme. 

Kosova ndodhet në grup me Zvicrën, Irlandën dhe Azerbajxhanin.


Go to TOP