Korrupsion me tenderat për tokat e varrezave në Tiranë, arrestohen 8 persona

Tetë persona nga 10 urdhra-arresti, kanë rënë në prangat e policisë për shkak të korrupsionit dhe tenderave problematikë për tokat e varreve në Tiranë.

Mes tyre është edhe drejtori i varrezave të Tufinës, Eliodor Ndini.

Ata akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre në tenderat e varrezave.

Nga hetimi i drejtuar nga prokurori Bledar Valikaj, janë dokumentuar raste të rryshfetit, që shkonte deri në 200,000 lekë [1,660 euro], ndërsa janë zbuluar edhe abuzime me tendera në fusha të tjera.

Operacioni u zhvillua nga krimi ekonomik në Policinë e Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë e Tiranës.

Go to TOP