Konjufca: Prekazi gjithmonë do të jetë vendi ku do gjejmë frymëzim dhe patriotizëm

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se sakrifica e Jasharëve dhe UÇK-ja përbëjnë ndër ngjarjet më të rëndëishme për vetëdijën tonë kombëtare.

Pasi ka bërë homazhe në Prekaz, bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti, ai tutje u shpreh se vendi ku prehen Jasharët do të jetë përherë vendi ku do të gjejnë frymëzim.

“Padyshim që në të gjithë historinë tonë së bashku me luftërat e lavdishme të Skenderbeut dhe Lidhjen e Prizrenit, sakrifica e Jasharëve dhe lufta e UÇK-së përbëjnë ndër ngjarjet më të rëndësishme për vetëdijën tonë kombëtare. Nuk është e rastësishme që të gjithë qytetarët shqiptarë nga të gjitha anët e botës vijën dhe përkulen para varreve të familjes Jashari që u flijuan për lirinë e fëmijëve tanë. Për sa kohë të ketë shqiptarë, gjithmonë do të jetë një vend ku jo vetëm përkulemi por gjejmë frymëzim dhe patriotizëm se si të mbrohet vendi dhe si të ushqehet liria”, tha Konjufca.

Go to TOP