Konfiskohet  shtëpia e ish-gruas së Putinit – Kremlini shembet

Kremlini është i zemëruar me një vendim të Prokurorisë franceze për konfiskimin e një pallati në Francë, në pronësi të biznesmenit rus, Artur Otjeretny, i cili është i martuar me ish-gruan e presidentit Putin, Lyudmila.

Prokurorët francezë thonë se vila në qytetin bregdetar, Anglet, në Francën jugperëndimore, u konfiskua në dhjetor 2023, si pjesë e një hetimi për pastrim parash.

Vila, e quajtur Suzanna, është një ndërtesë pallati në stilin ‘Art Deco’. Sipas informacioneve të medieve franceze, ajo ndërtesë është blerë për shuma të mëdha parash në vitin 2013, njoftojnë mediet e huaja, transmeton RTKlive.

Zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, në Kremlin, Dmitry Peskov, akuzon autoritetet franceze për minimin e sistemit të drejtësisë.

Go to TOP