Konfiskohet një armë automatike në Mitrovicë, intervistohet 75 vjeçari
Policia e Kosovës ka njoftuar se një armë automatike me 16 fishekë është konfiskuar të mërkurën gjatë një bastisje në Mitrovicë.
Sipas njoftimit nga Policia, mbi dyshime të arsyeshme për posedim ilegal të armës, hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në orët e pasdites së datës 16 tetor 2024, kanë realizuar një bastisje.
“Si rezultat i bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një armë, pushkë automatike me 16 fishekë”, ka njoftuar Polica e Kosovës.
Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuari H. B., 75 vjeçar, dhe pas procedurave të intervistimit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.
Tutje u theksua se ndaj tij, është iniciuar rast për vepër penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’.