Konfiskohen para dhe substancë e dyshuar narkotike në një lokal në Fushë Kosovë

Në policinë e Kosovës është raportuar se në një kafe bar në Fushë Kosovë dyshohej se ishte duke u bërë shitblerje e substancave narkotike.

Bëhet e ditur se njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë takuar tre të dyshuar, ku gjatë kontrollit te ta është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 0.9 gram dhe 1 gram.

“Gjatë kontrollit të lokalit janë gjetur dhe konfiskuar para të gatshme me vlerë rreth 370 euro që dyshohet se janë përfituar nga shitja e substancave, një DVR, 60 paketime të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 64.7 gram, dy qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 51.2 gram. Gjithashtu është bërë bastisja në banesën e njërit nga të dyshuarit. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Go to TOP