Konfiskohen 9 motoçikleta dhe shqiptohen 13 gjoba në Ferizaj
Policia Rajonale e Ferizajt ka filluar zbatimin e planit operativ “Motoçikleta 2025” që nga data 15 maj 2025, me synim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve që përfshijnë motoçikleta.
Vetëm gjatë ditës së sotme, më 19 maj, janë shqiptuar 13 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut dhe janë konfiskuar 9 motoçikleta për mungesë dokumentacioni dhe parregullsi të tjera.
Policia ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelon për respektim të rregullave të trafikut nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Qytetarët janë të inkurajuar të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” apo përmes numrave të kontaktit:
– 192
– 0290/326-250
– 0290/322-406
Policia garanton se të gjitha informacionet e raportuara ruhen me konfidencialitet të plotë.
