Konfirmohet viktima e dytë nga zjarret në Shqipëri

Është konfirmuar viktima e dytë nga zjarret në Shqipëri.

Pas vdekjes së 64 vjeçarit Andrea Haxhiaj më 3 gusht nga flakët në fshatin Asim Zenel në Gjirokastër, ka vdekur edhe gruaja e tij 57 vjeçare që ishte e shtruar në QSUT.

Tatjana Haxhiaj ishte e shtruar prej ditësh me djegie deri në 75 % të trupit.

Bashkëshorti i saj Andrea Haxhiaj vdiq tragjikisht nga zjarri në fshatin Asim Zeneli të Gjirokastrës më 3 gusht. Çifti kishte dy fëmijë, njërin me studime në Tiranë, e tjetrin që jetonte me ta në fshat. /TCh/

Go to TOP