Konfirmohet vdekja e një polici 47 vjeçar në Prishtinë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot në Prishtinë, një zyrtar policor është gjetur pa shenja jete.

Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor”, ka deklaruar Borovci.

Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje,  policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike, ka thënë Borovci.

Policia e Kosovës ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjen, kolegët dhe miqtë e zyrtarit të ndjerë.


Go to TOP